Partia Demokratike përshëndet vendimin e qeverisë shqiptare për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Në reagimin e saj PD thotë se këtë masë e ka kërkuar 5 ditë më parë Lulzim Basha, ndërsa i kërkon qeverisë që të mos humbë asnjë ditë më tepër kohë për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.
“Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.
Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.