Këto kohë të shtetrrethimit çdo ditë e më shumë familjet në nevojë drejtohen pranë bashkisë Shkodër për të kërkuar ndihma ushqimore. Problemet e këtyre familjeve janë të shumta. Shumë prej tyre kanë mbetur të papunë dhe janë pa ushqime ndaj kërkojnë që bashkia t’i ndihmojë për t’i siguruar të paktën bazën ushqimore.
Deri më tani janë mbi 400 pako ushqimore të shpërndara nga bashkia Shkodër për familjet e varfra por nevojat në këto ditë të shtetrrethimit nga masat parandaluese ndaj koronavirusit janë shumë më të mëdha.