Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë e të dielës së katërt të kreshmeve përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës. Edhe këtë radhë mesha ishte pa praninë e besimtarëve si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra duke folur për këtë situatë të vështirë tha se shtëpitë e besimtarëve janë khyer në kisha të vogla….
Arqipeshkëvi Massafra tha se askush nuk duhet të mërzitet pavarësisht vështirësive dhe se gjithsecili duhet të bëjë punën e tij….
Gjatë predikimit në meshën e shenjtë, arqipeshkëvi Massafra dha edhe dy shembuj që i kanë lënë një përshtypje në këto ditë kur shumë shtete të botës janë prekur nga koronavirusi…
Mesha e shenjtë pa praninë e besimtarëve ashtu si edhe dy të mëparshmet u transmetua drejtpërdrejtë nga Star Plus Televizion duke përcjellë mesazhet e arqipeshkëvit Massafra dhe lutjet tek shtëpitë e gjithsecilit prej besimtarëve të krishterë.