Situata e orës 18.00.
Edhe gjatë mbasdites ka vijuar puna e të gjitha strukturave në bashkepunim për realizimin e detyrave në zbatim të urdhërave, akteve normative e detyrave të deleguara nga KMC.
Bashkia Shkoder, ka vijuar gjatë ditës sotme mbështetjen e 55 familjeve në nevoja ekstreme me pako ushqimore të siguruara nga Food Bank, për 45 familje të siguruara nga stafi bashkisë dhe për 35 familje me persona me aftësi ndryshe. Ka nisur procedurat për blerjen e ushqimeve dhe materialeve për familjet në nevojë me fondet e vetë bashkisë. Janë dezinfektuar ambientet e shkollave, njësitë tregtare, rrugët kryesore të qytetit si dhe janë bërë punime për riparimin e defekteve në rrjetin KUB si dhe ne mirëmbajtjen e riparimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit.
Në bashkinë M.Madhe, nëpërmjet KMC, deri më sot nuk ka asnjë rast me COVID-19, janë gjurmuar të gjithë personat e ardhur nga shtetet e infektuara, të cilët janë nën kontrollin e inspekoriateve, si dhe po i vihet në ndihmë të gjithë pensionisteve duke i dërguar pensionet dhe ilaçet pranë shtëpive të tyre. Vijon puna për t’i mbështetur të gjitha familjet në nevojë me ndihma ushqimore. Në pikën Doganore të H.Hotit ka patur edhe gjatë ditës së sotme rreth 130 persona që kane hyrë të cilet u janë nënshtruar kontrollit të shenjave për COVID-19.
Në bashkinë Vau Deje, informohemi se nuk ka raste te COVID-19 nëpërmjet KMC të bashkisë po ndiqen e zbatohen të gjitha aktet dhe urdhërat e karantinimit, duke identifikuar të gjithë personat e ardhur nga vendet e infektuara, ku rezultojnë rreth 90 persona.
Nga Filiali Postës janë mbyllur të gjitha zyrat e postave dhe nëpërmjet shërbimit në shtëpi apo postimit të kërkesave nga të afërmit e pensionistëve në zyrat e postave nëpërmjet numrit të kontaktit të afishuar apo të reklamuar, ka vijuar dërgimi në çdo shtëpi, ku deri tani janë shpërndarë rreth 34,100 pensionistëve, ose rreth 92% e pagesave që kryhen çdo muaj.
Nga Inspektoriati Shkodër janë kontrolluar dhe inspektuar rreth 8 farmaci, 8 markete, 3 furra buke, 3 pika pagesash, 1 shërbim postar dhe 1 bylmetore, për konstatatimin e rregullave të sigurise, ndërsa janë konstatuar të mbyllura në total rreth 66 shërbime si bar, kafe, fast fode, parukeri, dyqane veshjesh, etj.
Nga NJVKSh informohemi se në Bashkine Pukë konstatohen 2 raste pozitiv pjestarë të së njëjtës familje, duke e çuar në 3 numrin e familjeve me COVID-19 në këtë Bashki, ndërsa rasti i analizuar në Bashkinë e Fushë Arrëzit, konstatohet negativ. Ndërkohë vazhdon ndjekja epidemiologjike në çdo bashki në bashkëpunim me strukturat e policisë për gjurmimin dhe lontaktimin e personave që vijnë nga Durrë0si apo H.Hotit për zbatimin e rregullave të vetkarantinimit.
KMC në zbatim të VKM, nr 243, dt.24.03.2020 “Për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore”, si dhe në vijim të urdhërave të deleguara në zbatim të tij po koordinon dhe bashkëpunon punën me të githa strukturat për monitorimin e situatës në territorin e Qarkut Shkodër.