Ditën e sotme policia e Vlorës ka bllokuar shtatë automjete, të cilët kanë shkelur rregullin e ndalim qarkullimit pa autorizim.
Shtatë shoferëve që lëviznin pa autorizim u është bllokuar makina si dhe u është hequr patenta.
Ndërkohë përsa i përket situatës në Vlorë ajo shfaqet si një nga qytetet e rregullta të kufizimit të lëvizjes kur përfundon afati i vendosur nga qeveria.
Mirëpo nga ana tjetër në oraret kur qytetarët kanë të drejtë të lëvizin atëherë rastet e mosrrespektimit të masave kundër Covid-19 janë të shumta.
Kujtojmë se masat për kufizimin e qarkullimit janë marrë për të frenuar përhepajen e koronavirus që deri më tani në vendin tonë ka infektuar 123 perosna si dhe janë shënuar 5 vitkimat e para