Koronavirusi po përhapet në mënyrë të frikshme në Itali, ndërsa numri i viktimave rritet ditë pas dite.
Gjatë një konference për shtypditën e sotme, Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana është shprehur se numri i të infektuarve është shtuar shumë në krahasim me ditët e tjera.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 2500 të infektuar.
Ky bilanc, sipas tij, ka një trend rritës. Ulja e tre ditëve të fundit nuk u verifikua sot, ku ka pasur një rritje të dukshme.
“Nuk e di nëse ka arritur kulmi i infektimit apo jo. Kjo është në dorën e ekspertëve” – deklaron Fontana.