24 Mars, 2020 18:32
Sot u mblodh Asambleja e Ligës së Serie A. Askush nuk ishte i pranishëm në ndonjë sallë mbledhjesh, por asambleja u organizua online.
Duke bërë disa llogaritje të thjeshta, rezulton se humbjet e industrisë italiane të futbollit prej koronavirusit do të jenë rreth 720 mln euro, duke përfshirë biletat, të drejtat televizive dhe marketingun. Serie A ka kërkuar ndihmë në aspekte si masa ekonomike për të mbështetur koston e punës, një plan ndryshe për zbutjen e taksave dhe një formë e re financimi, si bastet sportive.
U kërkua gjithashtu edhe një organizim ndryshe i shitjes së biletave për të drejtat televizive dhe masat e duhura për të zhvilluar ndërtimin e infrastrukturave të reja.
M.P. / Dosja.al