Ramushi: O burrë, jam më i gatshëm me dalë në ring me Joshuan sesa në debat me Albinin
Ramush Haradinaj ka qartësuar edhe një herë mospjesëmarrjen e tij në debate televizive me Albin Kurtin e VV’së. Por, duket se kësaj rradhe ai ka qenë më i sinqertë në arsyetimin e tij që i ka dhënë gazetarit tonë pas insistimit të vazhdueshëm
“O burrë, jam më i gatshëm me dalë në ring me Joshuan sesa në debat me Albinin. Unë me sjellë nuk e kam problem. Ta kisha përmbledhë mirë atë far zezaku, por me debatu po e kam pak problem. Po m’dalin zinxhirët kajherë. Më mirë mos me e mundu veten”, është shprehur Haradinaj.
Debati mes Ramush Haradinajt, Albin Kurtit , ishte planifikuar të zhvillohej me 15mars, por pas një vendimi nga Këshilli i Pavarur i Mediave, ky i pari është tërhequr. Por, as pas skadimit të vendimit nga KQZ, Haradinaj nuk ka shprehur gatishmëri për një debat të mundshëm.
Ndryshe, boksieri Anthony Joshua ka shënuar fitore në duelin e boksit kundër ukrainasit Wladimir Klitschko, duke u shpallur edhe kampion bote