OSHEE-ja ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë abonentët që duan të paguajnë faturat e dritave. Pasi kryeministri Edi Rama, u tregua i prerë kur tha se të gjithë duhet të pagujnë faturat e energjisë elektrike, OSHEE-ja ka caktuar dhe oraret.
Në një status në rrjetet sociale shkruhet se, të gjithë qytetarët mund të paraqiten pranë sporteleve nga ora 07:00 deri në 13:00, ose mund ta bëjnë pagesën online.
“Pagesa e faturës mund të bëhet online përmes uebit oshee.al. Aplikacioneve bankare, e-albania. Mjafton të regjistroheni duke futur të dhënat e sakta që kërkohen. Gjithashtu, sportelet tona janë hapur çdo ditë 07:00 – 13:00. Mund të përdorni edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave,”- shkruhet në njoftim.
Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe pesë viktima.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/