Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në rrjete sociale ka bërë me dije se në 15.30 do të përcjellë një mesazh mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në bashkimin europian dhe për ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojë për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë të ndikuara nga situata e vështirë e krijuar prej Covid-19.
“Sot në 15.30 kam një mesazh për ju mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në bashkimin europian ?? dhe ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojmë për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë. O do t’ia dalim, o do t’ia dalim, Zoti i Shqiptarëve është i Madh”, hkruan Rama.