Nga Stephen E.Nash “Sapiens”
* Bota gjendet sot nën kthetrat e një pandemie të rëndë, e cila po zgjerohet me shpejtësi nga kontinenti në kontinent, duke shkaktuar në jo pak raste raste fatale me COVID-19. E megjithatë, shumë nga reagimet globale në mediat sociale, janë fokusuar tek një efekt anësor disi i parëndësishëm dhe komik:grumbullimi masiv i letrës së tualetit.
Njerëzit postojnë vazhdimisht foto të rafteve të boshatisura në supermarketeve; dhe shakatë e njerëzve që rindërtojnë skenat e “Game of Thrones” me kutitë e letrave të tualetit, janë bërë virale në rrjet. Por nuk është vetëm letra higjienike, që po blihet në mënyrë frenetike:Njerëzit po blejnë edhe makarona, fasule, sapunë, dezinfektues duarsh dhe pajisje të tjera.
Rezervimi i sendeve më jetike gjatë një krize nuk është një ide e keqe, për aq kohë sa nuk i privon të tjerët nga ato që u duhen. Të paktën në disa raste blerja në panik ka kuptim, madje edhe për letrën higjenike. Praktikat e reja të distancimit social, shkollat e mbyllura dhe telekomunikimi, nënkuptojnë që amerikanët do të përdorin më shumë letër higjienike në javët e ardhshme.
Është një llogari e thjeshtë matematikore. Na kërkohet të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, më pak kohë në punë, shkollë apo jashtë shtëpisë. Dhe ndërkohë sistemet tona trupore nuk ndryshojnë. A e kemi e humbur toruan kolektivisht? Ndoshta.
Natyrisht, letrat e tualetit nuk do ta ndalojnë dot virusin, apo të zbusin disi ndikimet e tij negative sociale, ekonomike apo shëndetësore. Nga një këndvështrim rreptësisht funksional, materialet e tjera, kremrat e fytyrës, funksionojnë po aq mirë. Sinqerisht, nëse dikush futet në karantinim pa letër higjienike, do t’i duhet të përdorë çdo herë dushin për t’u pastruar.
Dhe në rastin e masave të rrepta të karantinës, unë dyshoj se njerëzit do të dëshironin të kishin grumbulluar diçka tjetër më shumë sesa letrat e banjos. Po çfarë po ndodh? Duke perifrazuar termin e ekonomist të famshëm amerikan Alen Grinspan, unë besoj se konsumatorë të tilla janë të angazhuar paksa në një “harbim të paarsyeshëm”, ku njerëzit e harrojnë përkohësisht vlerën e vërtetë që ka një produkt.
Ndërsa më shumë njerëz blejnë letra tualeti, raftet boshatisen, shumë të tjerë kapen nga paniku, duke blerë gjithnjë e më shumë letra tualeti. Ndoshta kërkimi i furishëm për diçka të thjeshtë, të prekshme dhe të përditshme, i ndihmon njerëzit t’u ikin shqetësimeve më të mëdha, dhe të sigurojë rehati në një kohë jashtëzakonisht të pasigurt.
Ndoshta blerja e letrës higjienike, është shndërruar në një sinjal të prosperitetit ekonomik dhe largpamësisë. Ose ndoshta sepse ajo është një produkt që ndjell humor. Për sa i përket një perspektive arkeologjike, unë jam veçanërisht i interesuar se si reliket njerëzore kanë nxjerrë në pah periudha të tjera të sjelljes së çuditshme të konsumatorit, apo reagimet ndaj mungesës së mallrave në kohët e shkuara.
Blerja frenetike e letrës së tualtetit, nuk do të jetë “sulmi” i parë apo i fundit i irracionalitetit.
Njerëzit duket se janë të interesuar në mënyrë disproporcionale mbi zakonet e tualetit. Dy vjet më parë, botova këtu një shkrim me një titull provokues:”Çfarë bënë romakët e lashtë pa letër tualeti?” Deri më sot, ajo është lexuar më shumë se 500 mijë herë, dhe ka qenë për gati 2 vjet në listen e artikujve më të lexuar në “Sapiens”.
Ai shkrim u rikujtoi lexuesve se letra higjienike është një artefakt, një teknologji me një histori interesante. Ajo nuk ishte e zakonshme në SHBA deri në vitet 1920, kur kompania “Paper Hoberg” reklamoi letrën “Charmin” tek gratë, duke e vënë theksin në butësinë dhe feminitetin e saj.
Por makthi aktual me letrën higjenike, mund të ketë një lloj lidhje me interesin e dukshëm të njerëzve mbi zakonet e tualetit. Por kjo dukuri, nënvizon ndërkohë diçka interesante në lidhje me reagimet e njerëzve gjatë krizave dhe mungesës së produkteve jetike.
Sjelljet e konsumatorëve në kohëra të tilla, nuk janë gjithnjë të arsyeshme, dhe kjo është veçanërisht e qartë në retrospektivë. Për shembull do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj mbi një nga projektet e mia më të preferuara arkeologjike të shekullit XX:Projektin “Garbage”.
Në vitin 1973, arkeologu Uillaim Ratje i Universitetit të Arizonës, vendosi të përdorë gërmimet arkeologjike standarde dhe teknikat analitike, për të studiuar përmbajtjen e një koshi plehrash. Në fund, ai e kuptoi se kjo është pikërisht ajo që bëjnë arkeologët kur studiojnë kulturat antike:studiojnë mbeturinat e tyre, si dhe gjëra të tjera, përfshirë arkitekturën, modelet e vendbanimeve, sjelljen rituale etj.
Për dallim, në Projektin “Garbage”, Ratje dhe ekipi i tij intervistuan familjet dhe individët që prodhuan ato mbeturina, duke kombinuar kështu sociologjinë, ekonominë, marketingun, psikologjinë dhe arkeologjinë. Gjejtet ishin sa befasuese, aq dhe ndriçuese mbi të shkuarën.
Përkundër mendimin të përgjithhëm, Ratje dhe ekipi i tij zbuluan se pamperat nuk përbënin (dhe nuk përbëjnë) një pjesë të madhe të mbeturinave. Përkundrazi, në vend të parë renditen gazetat dhe materialet e tjera të shtypura, së bashku me mbeturinat e ndërtimit dhe plastikës.
Por ky projekti nisi në fillim të viteve 1970, që ishin ishin të vështira për ekonominë. Tregu i aksioneve në bursa ra me 45 përqind, nga viti 1973 deri në fund të 1974-ës. Inflacioni ishte i lartë, papunësia gjithashtu, ndërsa disa produkte ishin në pakta në treg. Në marsin e vitit 1974, çmimi i naftës u 4-fishua dhe kishte mungesa të mëdha.
Më kujtohen shumë mirë radhët e gjata të makinave para pikave të karburantit, me shoferët e angazhuar në një përpjekje të dëshpëruar për të mbushur plot serbatorët e makinave të tyre. Kjo sjellje, shkaktoi më shumë panik dhe blerje të produkteve të tjera, pasi zinxhirët e furnizimit u ndërprenë.
Si antropolog, e shoh interesante dukurinë e blerjeve të sotme masive të letrës higjenike, edhe për një arsye tjetër:Duket se ajo është shndërruar në një akt të ndërtimit të identitetit, në një mënyrë për të përcaktuar veten si individë dhe si grup.
Në vitin 1899, ekonomisti dhe sociologu Torstein Veblen, përdori termin “konsum vanitoz”, për të shpjeguar blerjen e sendeve luksoze nga ana e njerëzve shumë të pasur. Dhe blerjet e sotme në SHBA janë një akt “konsumi vanitoz” i shtresës së mesme, për të demonstruar virilitetin e saj ekonomik në një kohë krize.
Kur të jetë larguar kriza e shkaktuar nga COVID-19, dyshoj se njerëzit në të ardhmen do të shohin pas me habi makthin aktual, të shfaqur me grumbullimin e sasive të mëdha të letrës higjenike. Siç do të shihet në muajt në vazhdim, ka sfida shumë më të mëdha dhe më serioze përreth pandemisë globale, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.
Çfarë do që të ndodhë, 2020-a do të cilësohet me siguri në të ardhmen si një vit shumë anormal, ashtu siç e cilësojmë sot vitin 1973, për shkak të rënies së tregut të aksioneve dhe mungesës së mallrave në tregje. Në atë kohë, modetori televiziv Xhoni Karson nxiti maninë e blerjes masive të letrës higjienike në treg, përms një shakeje që tregoi për rreth 20 milionë teleshikuesit e tij. Histeria funksionon në mënyra misterioze.
Shënim: Stephen E.Nash, është historian i shkencës dhe arkeolog në Muzeun e Natyrës dhe Shkencës në Denver, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al