Beteja kundër korona virusit në Evropë mund të zgjasë deri dy vite, ka deklaruar udhëheqësi i ekipit të ekspertëve mjekësor për COVID 19 nga Shangai , Cang Venhong. Ai gjatë një video konference, të cilën për anëtarët e komunitetit kinez dhe studentëve kinez e ka organizuar konsulatti i përgjithshëm i Kinës në Diseldorf, tha se do të ishte shumë normale që virusi të paraqitet dhe zhduket, por pandemia zgjatë një apo dy vite. “PËr të gjetur zgjidhje për zgjerimin e virusit në një kohë të shkurtë, masat duhet të jenë shumë ekstreme”, tha Cang. Ai tha se pandemia mund të ndalet nëse e tërë bota nuk do të lëvizte katër javë. “Por nuk mund ta paramendojë se suspendimi global do të jetë ndonjëher i mundur, madje as në Gjermani apo Evropë”, tha ai.