Friday, 1 July, 2022
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Perëndimi po mban në këmbë narko-shtetin shqiptar

    adrenanet.com by adrenanet.com
    25 March, 2020
    in Kryesore, LAJME, Publikisht(OP-ED), Statusi Publik
    0
    Home Kryesore

    Perëndimi po mban në këmbë narko-shtetin shqiptar’. Kete titull mban shkrimi i anasistit Fatos Lubonja, publikuar në të përditëshmen e njohur holandeze, “Volkskrant”.lubonja (1)FATOS LUBONJA/

    RELATED POST

    Ismaili: Mirë që SHBA ia dha përgjigjen Kurtit sepse ai helmonte popullin me mashtrime

    Limaj: nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë eshtë garancë dhe nder për vendin

    Në pranverën e vitit 2019, partitë opozitare shqiptare u larguan nga parlamenti. Bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe Partisë Socialiste në pushtet gjatë zgjedhjeve ishte i qartë. Ato deklaruan se nuk donin të ishin më fasada demokratike e një narko-shteti. ‘The Independent’ e quajti Shqipërinë ‘Kolumbia e Europës’. Protestat dhe mosbindja civile duhej të kishin alarmuar opinionin publik në vend dhe politikanët perëndimorë. Por Brukseli e dënoi opozitën dhe mbështeti qartësisht qeverinë. Argumenti kryesor: Ju keni bërë progres drejt standardeve tona, prandaj nuk duhet të dilni nga parlamenti. Dhe tani edhe Holanda po bie dakord që BE të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

    Përse kjo mbështetje për qeverinë autokratike dhe të korruptuar të Shqipërisë, e cila bashkëpunon gjithnjë e më shumë me krimin e organizuar? Sepse Bashkimi Europian dhe SHBA preferojnë ‘stabilitetin’ përpara demokracisë. Rreziku i rritjes së ndikimit rus ose turk në rajon. Për SHBA është e rëndësishme që qeveria shqiptare pranoi një grup muxhahedinësh iranianë si refugjatë. Megjithatë shkaku kryesor i ndihmës qëndron diku tjetër.

    Tranzicioni nga vendet komuniste drejt modelit perëndimor u bazua në dy paradigma sempliste: ‘fundi i historisë’ i Fukujamës dhe ‘vendet e përçara’ të Hantingtonit. Elitat pro perëndimore në vendet lindore (në kontrast me mentalitetin lindor të popujve të tyre dhe për këtë “vende të përçara” sipas Hantigtonit) duhej të udhëhiqnin  popullin e tyre drejt ‘Tokës së premetuar’ që Perëndimi e kishte arritur tashmë (Fukujama). Ky i ashtuquajtur ‘tranzicion’ do të sillte zgjerimin e Perëndimit sipas një modeli që do të pushtonte botën.

    Udhëheqësit e popullit 

    Elitat politike perëndimore do të mbikëqyrnin vendet e Europës Lindore në këto 30 vite tranzicion. Elitat lindore – nën legjitimimin e këtij pushteti – do të shërbenin si udhërrëfyes të popujve të tyre. Ato garonin se kush do t’i plotësonte më mirë kërkesat e Perëndimit. Disa vende tani janë pjesë e BE; Ballkani Perëndimor, pjesa e fundit e karvanit, thuhet se po zhvillohet në mënyrë inkurajuese.

    Në realitet, me Trumpin, Brexitin dhe lëvizjet drejt sovranitetit në vendet e BE, Perëndimi tregon se nuk ka arritur në tokën e premtuar. Me zhvillimet autokratike në Hungari dhe Poloni, dhe me Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dhomën e pritjes; perspektiva është e zymtë.

    Ekonomia shqiptare ka qenë gjithmonë e dobët, informale dhe kriminale – por në vitet e fundit po financohet gjithmonë e më shumë nga krimi i organizuar. Shpërthimi masiv i ndërtimeve në Tiranë nuk është tjetër veçse pastrim parash nga të ardhurat e krimit të organizuar shqiptar në Europë. Politika shqiptare i ka promovuar gjithmonë e më shumë këto interesa. Ajo është bërë gjithmonë e më autokratike, me demokraci të kufizuar. Trafikantët dhe vrasësit kanë arritur të futen në parlament; të zgjidhen edhe kryebashkiakë në shumë qytete, gjë që nuk do të ishte kurrsesi e mundur në vitet ’90.

    Shumë shqiptarë kanë braktisur vendin në vitet e fundit. Sipas agjencisë kërkimore Gallup (2017), 56 përqind e njerëzve duan të emigrojnë. Në vitin 2100, Shqipëria që ka tani 2.87 milionë banorë, do ketë vetëm 512 mijë të tillë.

    Përparim? 

    Shqipëria nuk është në një tranzicion drejt anëtarësimit në BE. Në vend po stabilizohet gjithmonë e më shumë një  narko regjim autoritar. Po pse euroburokratët këmbëngulin se Shqipëria ka bërë përparim? Shkaku duhet kërkuar tek neo-liberizmi që u aplikua në Perëndim, si dhe në vende si Shqipëria, dhe që  dështoi. Dallimi mes vendeve perëndimore dhe lindore qëndron tek shtrirja e kësaj sëmundjeje dhe tek sistemet e tyre imunitare. Në Perëndim, neo-liberalizmi dhe globalizmi kanë pjellë ‘post-demokracinë’ (Colin Crouch), në të cilën politikanët janë administratorë të thjeshtë të interesave ekonomike të disave, me shumicën e mbetur pa përfaqësim politik. Vende si Shqipëria janë shembulli më dramatik i kësaj post-demokracie. Aty diktatura kaloi direkt në një post-demokraci, pa e provuar demokracinë. Ata ‘pak’ në Shqipëri janë kryesisht eksponentë të krimit të organizuar që kanë kapur shtetin, duke i bërë institucionet e tij asgjë më shumë sesa vegla për zgjerimin e fuqisë së tyre ekonomike.

    Mbështetja e SHBA dhe BE për narko-shtetin shqiptar buron nga refuzimi i tyre për të pranuar dështimin e neoliberizmit dhe globalizimit si në vendet e tyre edhe përsa i përket bashkimit evropian. Ata duan të ruajnë mitin e tranzicionit sipas të cilit vende si Shqipëria janë ‘të ndryshme’ për shkak të kaluarës së tyre komuniste; se ata do t’i kapërcejnë këto dallime me ndihmën e BE.

    Euroburokratët, njësoj si elitat e korruptuara të Ballkanit Perëndimor, dëshirojnë të vazhdojnë historinë e vjetëruar të tranzicionit për të ruajtur pushtetin e tyre. Ato e paralajmërojnë publikun për lëvizjet populiste të majta dhe të djathta (apo për vendet që konsiderohen armike gjeopolitikisht si Rusia). Por është vetë BE dhe SHBA që kanë ngritur post-demokracinë – me fytyrë njerëzore apo çnjerëzore – në Europë.

    lub

    Tags: KryesoreLAJMEPublikisht(OP-ED)Statusi Publik
    Share97Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Ismaili: Mirë që SHBA ia dha përgjigjen Kurtit sepse ai helmonte popullin me mashtrime
    LAJME

    Ismaili: Mirë që SHBA ia dha përgjigjen Kurtit sepse ai helmonte popullin me mashtrime

    27 March, 2020
    Limaj: nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë eshtë garancë dhe nder për vendin
    LAJME

    Limaj: nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë eshtë garancë dhe nder për vendin

    27 March, 2020
    Bislimi i VV-së: Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer
    LAJME

    Bislimi i VV-së: Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

    26 March, 2020
    Pacolli: Deklarata e sotme nga administrata e Trump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm
    LAJME

    Pacolli: Deklarata e sotme nga administrata e Trump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm

    26 March, 2020
    Vjen reagimi nga nënkrytari i VV’së pas deklaratës së SHBA’së
    Aktualitet

    Vjen reagimi nga nënkrytari i VV’së pas deklaratës së SHBA’së

    26 March, 2020
    Shala: Unë kam besu në atë qeveri, kam ba veprim të mirë që s’e kam votu mocionin
    LAJME

    Shala: Unë kam besu në atë qeveri, kam ba veprim të mirë që s’e kam votu mocionin

    26 March, 2020
    Next Post
    Një tjetër person me koronavirus në Shkodër, kishte kontakt me shumë mjekë e infermierë

    Një tjetër person me koronavirus në Shkodër, kishte kontakt me shumë mjekë e infermierë

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist