Parlamenti i Kanadasë kaloi me sukses 82 miliardë dollarë kanadezë (rreth 53 miliardë euro) në fonde për banorët e prekur nga ndikimet ekonomike të koronavirusit të mërkurën.
Parlamenti ishte mbyllur 12 ditë më parë por u mblodh për seancën emergjente e cila u zhvillua deri në orët e para të mëngjesin, sipas orës lokale, ndërsa ligjvënësit e opozitës nisën të debatonin se sa fuqi duhej t’i jepnin liberalëve qeverisës të Justin Trudeau. Parlamentarët fillimisht kishin rënë dakord me një propozim të liberalëve që do t’i jepte partisë fuqinë për të taksuar dhe shpenzuar – pa miratimin parlamentar – deri në fund të vitit 2021.
Trudeau kishte mbrojtur projekt-legjislacionin që e çoi në votim, duke u thënë gazetarëve se pandemia kërkonte “fleksibilitet ekstrem” nga qeveria për të adresuar me lehtësi një virus që vazhdon të përhapet shpejt në të gjithë vendin.