Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare, është prekur me koronavirus.
Vetë Brataj, shkruan në rrjetet sociale, se ditët e fundit ka qenë me temperaturë. Madje ai thekson se dje e ka patur temperaturën 39.5, ndërsa sot i ka zbritur në 37.5.
Duke u përpjekur të qetesojë të afërmit, kolegët, por edhe opinionin publik, Brataj nxjerr padashje një detaj problematik në raport me luftën ndaj koronavirusit.
Kjo lidhet pikërisht me faktin se ai pranon se te paktën dje ka qenë me temperaturë. Por, në vend që të merrte masa duke u vetëizoluar, siç u kërkohet qytetarëve, Brataj ka patur nje ditë normale pune ditën e djeshme.
Skënder Brataj, u filmua dje nga kamera e Abc News tek Infektivi.
[embedded content]
Kështu, ai duket se nuk i ka marrë në konsideratë shenjat që i janë shfaqur, duke qenë se temperatura është një nga simptomat kryesore të Covid-19. Edhe pse autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mbrojnë mjekët, duket se edhe vetë nuk i zbatojnë siç duhet rregullat.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/