Si rezultat i një hetimi 3 mujor, Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e dytë të megaoperacionit “Tempulli 3”, ku ka vënë në pranga 19 persona, ndërsa vijon puna për kapjen e pesë personave të tjerë. Policia ka publikuar edhe pamjet nga mega operacionit, teksa shihet se të arrestuar lëviznin me makina luksoze nëpër qytet.