Në kohën kur kemi hyrë në minutat e parë që do të duhej të niste seanca në lidhje me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, salla e Kuvendit të Kosovës, përveç që është e zbrazët, ka marrë një pamje më ndryshe se herëve të tjera.
Karrige të veçanta e të ndryshme, janë vendosur në hapësirat ku si kemi parë më parë. Kjo për shkak të ruajtjes së distancës, në kohën e Covid-19.
Ndryshe ky mocion është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, përkundër që partia e saj e ka iniciuar. Ndërsa pritet të marrë votën e deputetëve të opozitës./IndeksOnline/