Koronavirusi ka prekur edhe Brazilin, teksa shteti amerikano jugor po përgatitet për betejën duke vendosur në dispozicion të logjistikës sanitare edhe stadiumet e futbollit.
Një nga stadiumet që do të kthehet në spital është dhe legjendari “Maracana” që ka pritur disa nga eventet më të rëndësishme sportive, ndër to edhe finalja e “Kupës së Botës” Brazil 2014. Gjithashtu, klubet e futbollit vendas si Corinthians, Santos dhe Sao Paulo kanë vendosur stadiumet e tyre në dispozicion të autoriteteve.