Qeveria e vendit, ka ndërmarrë masa të reja sa i përket parandalimit të pandemisë Covid-19, derisa ka kufizuar lëvizjet e qytetarëve.
Është Kushtetuta e Republikës së Kosovës ajo e cila thotë se liria e lëvizjes mund të kufizohet vetëm me ligj.
Kështu në nenin 40-të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 41 thotë:
41.1 Për ta mbrojtur vendin nga kolera, murtaja, variola, ethet hemoragjike virale, ethet e verdha, SARS-I, gripi i shpendëve dhe sëmundjet tjera ngjitëse, merren masat e parashikuara me këtë ligj dhe me konventa ndërkombëtare sanitare dhe me akte tjera ndërkombëtare.
Tutje në pikën 41.2 thuhet se “Për të parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajes, variolës, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje si vijon:
- Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjetës nga këto sëmundje;
- Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;
- Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;
- Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjeve dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjetit të transportit me qëlllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëve