Nënkryetarja e Kuvendit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci, tha në fjalën e saj para deputetëve se si mund të kërkohet largimi apo shkarkimi i një qeverie e cila ka qenë më e mira ndonjëherë, duke i përmendur kështu disa nga veprimet e ndërmarra nga kjo qeveri, transmeton Indeksonline.
“Cila është urgjenca e thirrjes së kësaj seance, mocioni i mosbesimit për qeverinë më të mirë që ka pasur Kosova, me njerëzit më të mirë e më profesionist”, tha Nagavci, duke përmendur një nga një të gjithë ministrat e qeverisë Kurti.
Sipas saj të gjithë opentetët e kryeministrit Albin Kurti, e dinë që ai nuk mund të korruptohet e as të shantazhohet.
“Sepse ata që kërkuan dhe po mbështesin këtë seancë, se e dinë fare mirë se atë nuk mund as ta shantazhojnë e as korruptojnë se ai do të jetë në anën e interesave të popullit të tij, me nderë, me guxim e me dije”, tha Nagavci.
Tutje ajo ka thënë se sot nuk po rrëzohet Albin Kurti dhe qeveria e tij, por po gjunjëzohet një popull. Nagfci porositi të gjithë deputetët të mos votojnë këtë mocion. /IndeksOnline/