Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në orare të caktuara.
Ish kryeministri Mustafa, ka thënë se kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut e bëjnë vetëm dy të tretat e deputetëve, e jo Qeveria.
Sipas tij, çdo vendim tjetër është shkelje e Kushtetutës pa marrë parasysh kush janë ata.
“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.
Qeveria ka marr vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve në orarët nga 10:00 deri 16:00 dhe nga 20:00 deri 06:00 e mëngjesit.