Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës dhe fatkeqësisht ka marrë mijëra jetë njerëzish.
Në kohën që shumë vende po përballen me një betejë të fortë më Covid-19, këshilla për qytetarët vinë jo vetëm nga specialist të shëndetit publik por edhe persona të prekur nga ky virus.
Një 39 vjeça Britanir në, i cili ndodhet në gjendje kritike nga koronavirusi, ka lutur qyetarët që “të qëndrojnë në shtëpi” dhe “të mos bëhen idiotë”.
Sipas medieve britanike, Matt Dockray, 39 vjeç, gjendet në kujdesin intensiv, ndërsa pret të vihet në një ventilator në një spital.
Mjekët thanë që mushkëritë e tij kishin probleme dhe ai u sëmur në mënyrë kritike.
“Kjo më jep mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që po shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye”, tha babai me origjinë nga Ëakefield, Ëest Yorkshire.
“Thuajse çdo orë, unë po shikoj dhomat e shënuara me një rreth të kuq, duke identifikuar ato kritike me Covid-19 – ndërsa familja e tyre u thonë lamtumirë përmes xhamit.
Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të kenë një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që do të jenë mirë – ju lutemi mos u bëni idiotë.
Unë nuk do ta dëshiroja këtë për asnjë armik. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’iu thënë lamtumirën, sepse në një moment gati u dorëzova për shkak të dhimbjes dhe frikës.
Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e vogël që në ditën kur pashë futboll në Ëembley më 1 mars. Kisha të dridhura, ethe dhe dhimbje koke.
Ditë për ditë, ndjehesha më keq, por vazhdoja – duke injoruar çdo këshillë familjare.
Unë nuk u largova nga shtrati për pesë ditët e ardhshme, dhe isha duke u përpjekur të qëndroja zgjuar dhe të marr frymë siç duhet.
Më në fund, gruaja ime nuk mund të më dëgjonte më dhe thirri një ambulancë. … Mjekët më thanë që ata menduan se kisha Covid-19 ” tha Matt Dockray.