Kryeministri Edi Rama iu përcolli një mesazh të fortë qytetarëve shqiptare, teksa iu kërkoi në një lidhje “Skype” në emisionin “Real Story”, në News24, që të harrojnë jetën që bënin para se të mbërrinte koronavirusi.
Kreu i qeverisë iu drejtua shqiptare, duke iu thënë se duhet të kuptojnë sa më parë që janë në luftë, ku ju duhet të rrinë edhe pa ngrënë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Mos vallë momenti të mendohet si mund të shkohet drejt rifillimit të normalitetit? Mos duhet të fillohet t’iu jepet një mesazh optimist njerëzve?
Rama: Unë nuk jam i lejuar të gënjej. Nuk mund t’i ushqej njerëzit me përralla dhe iluzione, se nëse iu them që dielli do të dalë dhe dielli nuk del, depresioni do të jetë më i madh. Kjo është luftë për jetë a vdekje. Nuk mund ta gjesh optimizmin te fjalët e bukura, sepse do të ishte shumë më katastrofike rënia në depresion, nëse jepen stacione, ku faktikisht treni nuk ndalon. Jemi në një sfidë të jashtëzakonshme, sepse është një sfidë e paparë, nuk di askush më shumë se ne dhe ne nuk dimë më pak se tjerët. Nuk është se dikush ka një zgjidhje dhe kapacitetet për ta bërë ndyshe dhe ne jemi më mbrapa.
Gjithë ajo shkecë, gjithë ato triliona për bomba e për të shkuar në mars nuk vlejnë. Ushtria amerikane sot ka të njëjtën vlerë si ushtria shqiptare, dmth zero. Pra, jemi në një situatë absurde, ku nuk do na thotë kush ‘ja ku është rruga’. Do humbim njerëzi, s’diskutohet, por do të humbim shumë më pak, nëse në luftë do të shkonim duke kënduar napoleonin. Do të kemi plagë, por jo sa, nëse do të shkonim të gjithë si cjapi te kasapi. Do duhet të ecim hap pas hapi dhe thirrja për njerëzit është ‘harrojeni, harrojeni jetën që bënit më përpara. Kjo nuk është jetë, por mbijetesë. Fokusohuni te lufta, që t’ia dalim. Njerëzit në luftë rrinë edhe pa ngrënë një e dy ditë dhe e ruajnë atë që kanë për ditën e tretë’.
Pyetje: Në këtë valle jemi të gjithë, por ai që tund shaminë jeni ju… nuk mendoni se shoqëria ka nevojë për një mesazh pak më inkurajues?
Rama: Unë nuk mendoj se shqiptarët janë budallenj, përkundrazi janë kombi me instiktin politik më të pakonkurrueshëm. Nuk mendoj që shqiptarët kanë nevojë për të dëgjuar përralla, por unë di të them që ne duhet të fitojmë çdo ditë, se kështu do të fitojmë luftën. Ndryshe do humbim luftën dhe do gjendemi në një situatë, që do të jetë tragjedi.