Deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj, një ditë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj të mos i dekretojë këto ndryshime. Alibeaj në shkresën drejtuar Begajt, ndër të tjera thotë se me mbylljen e 1/3 së listës, cenohet parimi i barazisë para ligjit, duke deformuar vullnetin kushtetues për votimin