KLGj ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera seancat gjyqësore, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu KLGJ thotë se në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave.
Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.
Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave”, thuhet në njoftim.
Kohëzgjatja e këtyre masave do të vazhdojë deri në datën 7 prill.