Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një lidhje me emisionin, ‘Open’ ka treguar se si është gjendja e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv.
Manastirliu u shpreh se numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë.
“Kemi 73 persona në spital ku 5 paraqesin gjendje të rëndë. 4 prej tyre fatkeqësisht janë të intobuar, por dua të theksoj se kujdesi mjekësor nuk mungon. Më gëzon fakti se ka edhe të shëruar. Deri tani 5 persona kanë lënë spitalin duke u shëruar”- tha Manastriliu.