Ndërkohë që pothuajse gjithë bota po përballet me betejën kundër koronavirusit, përfshirë edhe Shqipërinë, heronjtë e këtyre ditëve mbeten mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit.
Nisur nga kjo situatë, një dedikim i ndjerë i bëhet mjekëve që po luftojnë në front të parë.
Përmes një poezie, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i cilëson ata ëngjëjt e botës që ruajnë jetët e njerëzve, duke i qendruar besnikë betimit të Hipokratit.
ENGJËJT E BOTËS
( Dedikim mjekëve)
Kapluar në ethe,
Prej ashtit të vet
Bota rënkon dhembjen e njeriut!
Ngrijnë retë nëpër qiell
Prej piskamës së shpirtit,
E dhembja në dhembje mpihet!
Yjet – kristale gjaku,
Rrugën e Qumështit gjakojnë,
Ndërsa bota pezmon në detin e dhembjes së vet!
LEXO EDHE: Ridvan Bode, një lajm i mirë për ekonominë dhe një jo i mirë për PD-në
Mes Skillës dhe Karibdës,
Flama – kurorë,
Luan me fatin e saj!
Rrugët e botës,
Si damarë të zbrazur,
Presin të ndjejnë prapë
Vlagën e jetës.
Qytetet e botës
të ndalur në bosh,
Presin këngën e njeriut,
që të mos ngjajnë më si arkëmorte ëndrrash të vrara!
Shpirti i Dantes,
Më dha këngët e Beatriçes,
T’ju falem mjekëve – engjëj të botës,
Që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit,
Dhe e ruajnë si amanetin e brengës së madhe të Hipokratit!
Asnjë të mos harrojë se është njeri!