Friday, 1 July, 2022
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Ky është mjeku që mund të shpëtojë botën nga koronavirusi: “Virusi ka xhiruar në Lombardi që prej nëntorit!”

    adrenanet.com by adrenanet.com
    25 March, 2020
    in Botë, Featured, Info
    0
    Home Botë

    Një “pneumoni e çuditshme” po qarkullonte në veri të Italisë, shumë kohë më parë, në nëntor, disa javë para se mjekët të ndërgjegjësoheshin për shpërthimin e koronavirusit në Kinë, tha një nga ekspertët kryesorë mjekësorë të vendit europian këtë javë.

    RELATED POST

    Deklaratë e mirë për Kosovën e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

    VIDEOLAJM/ Deputeti italian nuk mban dot emocionet, gati shpërthen në lot për viktimat

    “Mjekët kujtojnë se kanë vënë re pneumoni shumë të çuditshme, shumë të rëndë, veçanërisht te njerëzit e moshuar në dhjetor dhe madje edhe nëntor”, citohet të ketë thënë Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike në Milano.

    “Kjo do të thotë që virusi po qarkullonte, të paktën në Lombardi edhe para se të ishim të vetëdijshëm për këtë shpërthim që po ndodhte në Kinë”.

    Komentet e Remuzzit erdhën ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë origjinën e coronavirusit.

    Eksperti kinez i sëmundjeve të frymëmarrjes Zhong Nanshan tha më herët se megjithëse Kina ishte e para që raportoi patogjenin, ajo nuk ishte akoma e sigurt se nga vinte në të vërtetë.

    Remuzzi tha që kohët e fundit kishte dëgjuar nga mjekët italianë për sëmundjen, që do të thoshte se kishte ekzistuar dhe ishte përhapur pa dijeninë e njerëzve.

    Siç edhe është thënë deri më tani, në qytetin qendror të Kinës, Wuhan, ku u identifikua për herë të parë epidemia, mjekët filluan të vënë re një “pneumoni me një shkak të panjohur” në dhjetor. Infeksioni i parë i njohur në qytet mund të gjurmohej në 1 dhjetor.

    Ndërkohë një raport tregon se rasti i parë kinez mund të ketë qenë që në mes të nëntorit, por kjo nuk është konfirmuar nga Pekini.

    Italia ka mbyllur shumicën e bizneseve dhe ndaloi turmat publike në mbarë vendin në 12 mars ndërsa u përpoq të ndalonte përhapjen e virusit.

    Baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur, siç janë mbyllur edhe shkollat dhe universitetet.

    Bllokimi është zgjatur, dhe kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se ka ndihmuar në parandalimin e “rënies së sistemit”.

    Të martën, Italia raportoi një ngadalësim të lehtë të shkallës së infeksionit për një ditë të tretë me radhë.

    Por në më shumë se 600 vdekje në ditë, është larg nga  kontrolli i pandemisë.

    Italia raporton deri më tani  63.927 të infektuar, 6.077 viktima dhe 7,432 njerëz  të rikuperuar. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se pandemia e sëmundjes është “e përshpejtuar”, me më shumë se 300,000 raste të konfirmuar deri më tani.

    Por drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte akoma e mundur “të ndryshohet trajektorja”.

    Ai u bëri thirrje vendeve të zbatojnë  strategji të rrepta të testimit dhe gjurmimit të kontakteve./abcnews.al

    Tags: BotëFeaturedInfo
    Share98Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Deklaratë e mirë për Kosovën e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer
    Featured

    Deklaratë e mirë për Kosovën e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

    26 March, 2020
    VIDEOLAJM/ Deputeti italian nuk mban dot emocionet, gati shpërthen në lot për viktimat
    Botë

    VIDEOLAJM/ Deputeti italian nuk mban dot emocionet, gati shpërthen në lot për viktimat

    26 March, 2020
    Mjeku shpjegon pse në Gjermani po vdesin shumë pak njerëz, ja si po menaxhohet situata nga vetë njerëzit
    Botë

    Mjeku shpjegon pse në Gjermani po vdesin shumë pak njerëz, ja si po menaxhohet situata nga vetë njerëzit

    26 March, 2020
    “Kam bërë seks dhe orgji me mamatë dhe motrat e shokëve”- rrëfehet kampioni i boksit, Mike Tyson
    Featured

    “Kam bërë seks dhe orgji me mamatë dhe motrat e shokëve”- rrëfehet kampioni i boksit, Mike Tyson

    26 March, 2020
    Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Zvicër, mbi 11 mijë të prekur
    Featured

    Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Zvicër, mbi 11 mijë të prekur

    26 March, 2020
    Dy persona nga një familje në Pukë të infektuar me COVID-19, 7 mjekë e infermierë futen në karantinë
    Featured

    Dy persona nga një familje në Pukë të infektuar me COVID-19, 7 mjekë e infermierë futen në karantinë

    26 March, 2020
    Next Post
    Merkel rezulton negative në testin e dytë për koronavirus

    Merkel rezulton negative në testin e dytë për koronavirus

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist