“Nuk dua të merrem me njerëzit që në zgjedhjet e 6 tetorit morën zero besim nga populli. Unë do veproj ashtu sic tha Doris Pack para disa ditësh. Që në këtë rast i ndjeri presidenti Rugova do vepronte ndryshe. Si kryetare e Kuvendit kam bërë gjithçka që vendi të mos binte në këtë situatë që ndodhet sot, në një kohë pandemie.
Duke votuar kundër mociaonit votoj për të ardhmen e vendit tim. Vendit i duhet një qeveri që është e zonja të luftojë jo vetëm pandeminë por dhe krimin e korrupsiopnin. Na duhet solidaritet njerëzor e institucional me njëri-tjetrin. Unë do votoj kundër çdo mocioni që e lë qoftë dhe një qytetar pa disa ministra. Do votoj kundër çdo mocioni që e lë vendin pa Arben Vitinë”, u shpreh Vjosa Osmani, kryeparlamentare e Kosovës.
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka nisur prej mesditës së sotme dhe vijon ende, ndërsa pas pak minutash pritet që deputetët të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.