Pas disa ditësh komunikimi virtual me qytetarët, kryeministri Rama më në fund ka dalë nga shtëpia.
Kryeministri ka zbritur sot në terren, për të parë nga afër situatën në tregjet e Tiranës.
Ai ka publikuar foto nga takimi me qytetarët, ku shkruan se problem mbeten ende pensionistët.
Mesazhi i Ramës:
🔴 SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE
🔴 PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË
🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM
*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka😊
E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍
🔴 SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE 🔴 PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË…
Publiée par Edi Rama sur Mercredi 25 mars 2020