Me 82 vota pro 32 kundër dhe 1 abstenim është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që ishte inicuar nga LDK-ja.
Vjosa Osmani deklaroi se votoi kundër mocionit. Ishte një seancë maratonë e cila nisi në orën 11:00 të paradites dhe përfundoi në 23 të mbrëmjes. Nuk munguan akuzat e ndërsjellta. Më të forta ishin ato që LDK bëri kundër Albin Kurtit.
Por çfarë tha Kurti pak minuta para se të kryhej votimi?
Kurti flet në Kuvend në një seancë të gjatë ku u kërkua mocion mosbesimi ndaj tij. Kurti foli për raportet me SHBA dhe marrëveshjen me Serbinë. Kurti deklaroi se marrëveshja në Shtëpoinë e Bardhë nuk u bë sepse nuk u pyeta unë dhe kjo gjë nuk mund të bëhej. Ai iu referua edhe presidentit Hashim thaçi, duke I thënë se nuk mund të vendos.
Ndërkohë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme tha se nuk ishte ide e Isa Mustafës.
“Në 16 mars më tha Thaçi në telefon se çfarë mendoja dhe unë I thashë jam kundër. Të nesërmen u thirr Këshilli I sigurisë dhe të gjithë votuan pro të gjithë. Thonë se pse mërzitemi ne se marrëveshja është e keqe. Kurrë marrëveshja me demarkocionin me Malin e Zi nuk ishte bërë nëse nuk do oishte sjellë liberalizimi I lëvizjes së lirë. Ky Kuvend ka votuar edh emarrëveshje të këqija. Marrëvesjja Thaçi-Daçiç është marrëveshje e keqe dhe unë kam përvojë të hidhur me këtë. Më pas taksa. Vetëm ambasadopri Grennell e ka kështu. Ne jemi mësuar me politikanë dhe diplomat të tjerë. Grennell thotë hiqe taksën pikë, ska reciprocitet, të tjerët janë me presje e me radhë. Por unë dua të mbrojinteresat e Kosovës dh eashtu si I kam fituar zgjedhjet, populli duhet të vendos për këtë gjë me një referendum. Unë e lë politikën nëse nuk bëhet kështu. Unë e kam kundërshtuar Grennell pasi ai braktisi