Edhe 4 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e bluzave të bardha që kanë vdekur nga epidemia në 33 gjithsej.
Janë dy dentistë nga Brescia si dhe një mjek i përgjithshëm në Napoli dhe një doktoreshë në Bergamo në Departamentin Shëndetësor i Parandalimit.
Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë të parët të rrezikuar nga koronavirusi. Ndërkohë që në Itali, sot numri i viktimave ka shkaur në 7.503, në 24 orët e fundit është rritur me 683. Ndërsa personat e shëruar janë 9.362, në 24 orët e fundit 1.036.