Koronavirusi nuk po kursen askënd, nga zyrtarët e lartë të shteteve e deri te monarkët më në zë të Europës. Së fundmi ka rezultuar pozitiv me virusin edhe Princi Charles në Britaninë e Madhe.
Siç bëhet e ditur nga mediet e huaja, Princi 71-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta të COVID-19.
Shtëpia Mbretërore e ka konfirmuar lajmin, ndërsa testit i është nënshtruar edhe Dukesha Camilla, e cila ka rezultuar negative.