Bilanc dramatik edhe tek personali mjekësor në Itali. Mjekë, infermierë dhe sanitare po përballen me një situatë të vështirë dhe janë të parët që rrezikojnë jetën për shkak te të qënit më afër kontaktit me të sëmuret.
Këtë të dielë kane humbur dy mjeke në Bergamo dhe Napoli duke e cuar shifrën totale në 17, bilanc i tmerrshëm për bluzat e bardha.
Lajm i mirë është fakti se që të hënën do shpërndahen qindra mijera pajisje mjekësore për të gjithë stafin në spitale. Ndërkohë një grup prej 53 specialiste mjekësie nga Kuba do të jenë në Lombardi për të dhëne ndihmen e tyre ne një spital fushor që po bëhet në Bergamo.