Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës kanë ndodhur 15 aksidente trafiku.
Qëndrimi në shtëpi për shkak të situatës së koronavirusit, ka ndikuar edhe në uljen e numrit të aksidenteve në vend.
Sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 15 aksidente trafiku.
Siç bëhet e ditur, 6 aksidente kanë qenë me të lënduar kurse 9 prej tyre me dëme materiale.
Po ashtu edhe numri i gjobave të shqiptuara në trafik është ulur dukshëm.
Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë së martës në tërë vendin janë shqiptuar 56 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.