
Policia e Kosovës ka konfirmuar që është gjetur një person pa shenja jete rreth orës 17:00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Sipas Policisë i vdekuri është M.SH, 82 vjeçar, shkruan IndeksOnline.
Kurse me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Sipas burimeve të IndeksOnline personi ka bërë vetëvrasje pasi ka kërcyer nga ndërtesa e spitalit Amerikan në Prishtinë./IndeksOnline/.