Armando Broja ka qenë tema e merkatos në Itali në periudhën e fundit. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ka shprehur interesim të hapur vetëm klubi i Milanit, ku ju rikujtojmë që në ndeshjen që Shqipëria pati në Dortmund kundër Italisë, në stadium ndodheshin persona të dërguar nga klubi milanez për të parë nga afër Brojën.