Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë të mërkurën vonë se ai beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shprehu besim se Turqia do të kapërcejë shpërthimin e koronavirusit “në kohën më të shkurtër të mundshme”, duke u bërë thirrje gjithashtu njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetë-karantinohen.
“Ne kemi përgatitje për çdo skenar,” tha presidenti. “Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur.”
Vendi deri më tani ka raportuar 44 vdekje të COVID-19 dhe gjithsej 1,872 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve, raporton “Daily Sabah”.
Erdogan shtoi gjithashtu se vendi po monitoronte 53,000 njerëz të tjerë në shtëpitë e tyre dhe 8,554 njerëz të tjerë në spitale.
Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar dhe që atëherë është përhapur në të paktën 169 vende sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SH.B.A.
Më shumë se 400,000 raste të konfirmuara janë regjistruar në të gjithë botën me numrin e vdekjeve që tejkalojnë 20,000, ndërsa mbi 100,000 janë shëruar.
Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e të cilët infektohen vuajnë vetëm simptoma të buta dhe shërohen. Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur shpërthimin një pandemi. /Javanews
g.kosovari