Italia momentalisht po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi numri i të prekurve dhe viktimave, si pasojë e koronavirusit, është tejet i lartë. Shteti fqinj ka afro 64 mijë të infektuar dhe mbi 6000 viktima.
Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe vdekjeve Italia tashmë i ka kapërcyer kapacitetet e saj në spitale por ka gjetur mbështetje tek Gjermania e cila ka vendosur të pranojë pacientë të infektuar për kurim dhe disa prej të cilëve po trajtohen në Sachsen në Gjermani.
Disa pacientë nga Italia kanë mbërritur në aeroporitn e Leipzigut dhe më pas do të shtrohen në spital.
Kujtojmë se dje guvernatori Michael Kretschemer ka bërë me dije se Gjermania do të pranojë pacientë italianë për kurim. Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai tha se “ne i ndihmojnë fqinjët tanë italianë, Sachsen pranon 6 pacientë ndërsa Leipzig dhe Dresden 19 pacientë”.