Një 59-vjeçar është plagosur aksidentalisht, teksa ka qenë duke prerë dru bashkë me djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg të bashkisë Maliq. Sipas të dhënave ky shtetas është dëmtuar në pjesën e barkut gjë e cila i ka sjellë hemoragji të brendshme. Aktualisht i plagosuri ndodhet në reaminacion në spitalin e Korçës