26 Mars, 2020 18:54
Interi është duke punuar për merkaton e verës pavarësisht koronavirusit. Mediat italiane raportojnë se Diego Godin, lojtari i cili mbërriti këtë sezon me parametra zero nga Atletico Madrid, do të largohet.
Tashmë 34 vjeç, uruguajiani nuk mund të pëballojë gjithë sezonin, shkak edhe dëmtimet. Edhe pse ka zhvilluar 17 ndeshje, niveli i tij nuk është se ka qenë ai që pritej.
Mes pretendentëve për ta siguruar është Tottenham i Jose Mourinho, që e njeh mirë senatorin uruguajian. Jose do ta donte edhe për t’i dhënë më të rinjve besim. Sakaq, Special One e kërkoi edhe kur drejtonte Manchester United.
M.P. / Dosja.al