Altin Dumani ishte të enjten në seancën plenare. Kreu i SPAK, Altin Dumani, u përball për mbi 4 orë me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë për dosjet e bujshme të SPAK, duke sjellë raportin e 2023. Teksa televizionet transmetonin fjalën e prokurorit, ato që nuk u panë ishin pamjet e mbërritjes së tij në Parlament.