Një foto prekëse po qarkullon në rrjet ku duket një gjysh që takon për herë të parë nipin e tij përmes dritares. Kjo është bërë për të shmangur infektimin me koronavirus.
Fotoja u postua fillimisht në Tëitter dhe më pas u bë virale. Babai i foshnjës e mban të voglin në krahë, ndërsa në anën tjetër të dritares dritares është gjyshi që po e shikon në pamundësi për ta prekur dhe puthur.
Kjo ka ndodhur në Britani, ku i moshuari ka respektuar distancimin.
Për të gjithë ata që e kanë parë, kjo është një foto mjaft prekëse.
“Tre breza në distancim social. Babai im takon për herë të parë nipin. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi po pret që se shpejti të mbajë në krahë nipin e tij”, ka shkruar nëna foshnjës së porsalindur.