Këshilli Europian vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoininë e Veriut, por pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Hollandës, e cila ka qenë kundër integrimit të vendit tonë në BE.
Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok deklaron se Shqipëria duhet të bindë vendet e BE-së për seriozitetin në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit.
Blok thotë se Shqipëria është vendi i vetëm që ka 4 parakushte dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa thekson se Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare.
“Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opiion Komisioni vëren politizimin e reformës.
Shqipëria duhet të bëjë një Reformë Zgjedhore që të luftojë financimin e paligjshëm të partive dhe përmes parave kriminale. Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri). Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera.
LEXO EDHE: Ahmeti: Zgjidhja e çështjes së emrit, hap dyert e NATO-s dhe BE-së
Pyetur nga the Guardian se kush janë këto parakushte dhe a ka mundësi realisht Shqipëria t’i plotësojë; përgjigja ishte “Parakushtet janë përmisimi I mëtejshëm I sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin
Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë çdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon ministri i Hollandës./ CNA.al