
Një oficer i policisë gjyqsore në Shkodër ka rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirus.
Pas kësaj të gjithë punonjësit e prokurorisë së Shkodrës janë njoftuar që të vetëkarantinohen.
Ndërkohë mësohet që oficeri që ka rezultuar pozitiv aktualisht është vetëkarantinuar dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe, që prokuroria e Shkodrës do të jetë në karantinë për të paktën 30 ditë, në punë do të dalin vetëm punonjësit që duhe të kryejnë veprime urgjente.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 123 ndërsa janë shënuar 5 viktimat e para.