25 Mars, 2020 18:25 Përditësuar: 20:20
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka sqaruar se si do të shqyrtohen dokuemntet e të dënuarve që do të lirohen përkohësisht për shkak të periudhës së Covid-19. Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat dhe kryeministrin Rama online, Gjonaj tha se do të ketë komisione të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve, të cilët duhet të plotësojnë 3 formularë bashkë me familjarët e tyre. Ministrja shtoi se do të ketë edhe komunikim me prokuroritë dhe policitë e zonave ku banojnë këta të dënuar nëse përbëjnë rrezikshmëri.
[embedded content]
Rama: Dy fjalë për aktin normativ të djeshëm për mënyrën si do bëhet dalja e atyre personave për 3 muaj nga burgjet. Çfarë po bëhet aktualisht për të implementuar aktin?
Gjonaj: Po kryeministër, me hyrjen në fuqi të aktit normativ, drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve. Komisioni i çdo IEVP do të jetë i pari që do të shqyrtojë kërkesën dhe dokumentet e kërkuara nga legjislacioni. Janë miratuar 3 formularët, një që plotësohet nga i dënuari, i dyti është deklarata e përgjegjësisë që firmos i dënuari që do të dalë dhe formulari i tretë, është ai që jep çdo familjar duke dhënë pëlqimin për faktin që personi i dënuar do të rrijë në shtëpinë e tij. gjithashtu do të merret edhe informacioni i nevojshëm për kriteret ndaluese që përmban akti normativ, nëse kanë rrezikshmërinë për ambientit ku do të jetojnë. I gjithë procesi është i rregulluar nëpërmjet akteve. Numri total i të burgosurve është 600, por mund edhe të ulet, nëse nuk përmbushin kriteret.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësor u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.
(f.m/dosja.al)