Një ndër personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 është edhe djali i deputetes socialiste, Antoneta Dhima.
Lajmi është bërë i ditur nga vet deputetja, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ai ndodhet në spital, ndërsa ajo dhe familja e saj janë vetëkarantinuar në shtëpi.
Në postimin e saj, Dhima duke u bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdessshëm dhe të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirus, po ashtu ka dhënë edhe një apel si nënë: “Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!”
“Bashkë do ia dalim”, përfundon mesazhin e saj deputetja socialiste.
“Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.
Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.
E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.
Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.
Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!
# BashkëDoIaDalim