Janë konsideruar spekulime.
“Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime territori ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë”, thuhet në një deklaratë të DASH, lëshuar ditën e ditën e sotme (26 mars).
Deklarata thekson më tej qeveria amerikane është e përqëndruar në marrëveshjet e fundit për të rivenduar lidhjet ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis Kosovës dhe Serbisë që synojnë të përmirësojnë ekonominë.
“Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet më tej.