Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën u rrit në 421 mijë, me një rritje ditore prej 43 mijë rastesh gjatë 24 orëve të fundit, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të grumbulluara nga agjencia e lajmeve Reuters. Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri arriti në 18,837 persona, me një rritje prej 2,310 personash brenda një dite.
Shkalla e fatalitetit, ose përqindja e të sëmurëve që kanë humbur jetën nga ky virus u rrit brenda 24 orëve të fundit ka 4.38% në 4.47%. Vdekshmëria nga COVID e raportuar nga autoritetet kombëtare të secilit vend, varion nga 9.9% në Itali, ku shihet vdekshmëria më e lartë, në 7.8% në Iran dhe 7.1% në Spanjë. Mbretëria e Bashkuar shënoi një normë vdekshmërie prej 5.2%. Por vendet nuk përdorin një metodologji të njëjësuar dhe rrjedhimisht shkalla e vdekshmërisë nuk është drejtpërsëdrejti e krahasueshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës identifikuan gati 11 mijë pacientë të rinj në 24 orët e fundit, pasuar nga Spanja me gati 7 mijë dhe Italia me 5,249 pacientë të rinj.
Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra duket se janë qendra të reja të përhapjes së virusit me mbi 1 mijë raste në ditë secila.