Fatmirësisht, në qytetin e Shkodrës nuk ka patur asnjë rast të ri të dyshuar si të infektuar me virusin Covid-19. Ndërkohë kanë dalë përgjigjet e analizave të mjekëve të cilët kanë patur kontakt me personin e tretë të infektuar nga Puka. Pas analizave të bëra kanë rezultuar negativë ndaj virusit ndërkohë që vazhdojnë punën si normalisht në spitalin rajonal të Shkodrës.
Nga NJVKSH është kryer karantinimi i gjithë personave që kishin lidhje me personin nga Puka të infektuar nga Covid-19 dhe u morën 3 mostra nga familjarët në vatrën e dyshimit në Bashkinë Pukë, ndërkohë është mbyllur nga strukturat e komisariatit të Policisë Pukë aktiviteti i një minimarketi të kësaj familje si dhe po ndiqet gjurmimi i të gjithe zingjirit të kontakteve të pacientit pozitiv.
Nga ana tjetër, numri I vizitave në repartin e urgjëncës ka qenë në shifra të papërfillshme, ku vetëm 6 pacientë I janë drejtuar këtij reparti si shkak I komplikacioneve të lehta shëndetësore. Ky numër I reduktuar I vizitave vjen si shenjë ndërgjegjësimi pas apelit të mjekëve, për të qëndruar në shtëpi dhe për të telefonuar 127 vetëm në rastet kur me të vërtëte ndërhyrja e mjekëve specialistë është e nevojshme.
Por pavarësisht situatës nën kontroll që paraqitet në spitalin e Shkodërs, e njejtë nuk paraqitet situata në rrugët e qytetit. Ato vazhdojnë të mbeten nën pushtetin e lëvizjeve të shumta në fashën e vetme të lejimit të qarkullimit, duke shfrytëzuar në maksimum 8 orëshin jo vetëm për të bërë blerjet e nevojshme por edhe për të shëtitur në rrugët gjysëm të boshatisura tashmë.
Nga strukturat e DVP me ato të ushtrisë, FNSh, policive Bashkiake dhe inspektoriatet po kontrollohet dhe monitorohet i gjithë territori i Qarkut duke zbatuar me korrektësi rregullat e vetkarantinimit